Kronike

E dashura njoftoi policinë për humbjen e kontakteve, gjendet shqiptari i katërt i vdekur pas aksidenti tragjik

Njeriu i katërt në bordin e BMW-së së vjedhur e cila u përmbys pranë komunës së Segnit n në drejtim të Anagni-Colleferro u gjet i pajetë, 300 metra larg vendit të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se viktima është një shqiptar 33-vjeçar, bashkatdhetar i tre të tjerëve që ishin me të, prej të cilëve vetëm njëri shpëtoi dhe u shtrua në spitalin Colleferro. Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga një grua e cila i tha policisë se nuk kishte më lajme për partnerin e saj, i cili ishte në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Aksidenti tronditës

Një telefonatë në numrin 112 solli në vendin e aksidentit karabinierët nga stacioni Segni. Një BMW e serisë 4 kishte dalë nga rruga, duke u futur në mes pemëve dhe duke marrë flakë pas përplasjes. Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse, me sa duket me rreth 200 kilometra në orë. Duke udhëtuar përgjatë rreth rrotullimit, goditi bordurën me anën e majtë dhe fluturoi në mes të pemëve pas rreth 50 metrash rrokullisje.

Dëshmitari

“U ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua që pa për herë të fundit, BMW-në që fluturoi jashtë rruge. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27-vjeç, dy të rinjtë që ishin ulur në pjesën e përparme të mjetit, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë duke arritur të mbijetojë. Të tre, me origjinë shqiptare, banues në periferi jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Në fakt, të gjithë pa dokumente u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme, me flakët që kanë mbështjellë motorin dhe pjesërisht kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e nevojshme për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në shkurre. Me mbërritjen e urgjencës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e dy të rinjve ndërsa i treti, i shtrirë përtokë në gjendje shumë të rëndë, është dërguar me kodin e kuq fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në Poliklinikën Tor Vergata ku iu nënshtrua një operacioni me shpresën për t’i shpëtuar jetën.

TRENDING

Exit mobile version