Pinknews

E GATSHME…falas për çdo gol

Modelja braziliane Diane Tamazoni është e gatshme për të motivuar futbollistët e Brazilit për çdo gol që do të shënojnë në këtë kampionat botëror.

Ylli i “Instagram”-it ka premtuar foto të nxehta falas madje edhe video nëse shënohet gol nga skuadra e saj e zemrës, Brazili.

“Doja të gjeja një mënyrë për të ndryshuar këtë mungesë euforie të tifozëve para Botërorit dhe të kishte më shumë mbështetje për ekipin tonë. Në fillim ndjekësit e mi menduan se ishte shaka. Por kur Riçarlison shënoi golin e parë e mbajta premtimin dhe të gjithë në grupin e ndjekësve u çmendën. Ishin edhe më të lumtur pas golit të dytë. Jam e gatshme të bëj gjithçka për titullin e gjashtë të Brazilit, jam gati që të nis të postoj edhe video”, tha modelja braziliane.

Gjithashtu u bëri ftesë edhe lojtarëve ta kontaktonin nëse do të kishin nevojë për motivim.

 

TRENDING

Exit mobile version