Kronike

E rëndë/ 22-vjeçari përplaset me barrierën, humb jetën pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh. Një automjet që drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet. Drejtuesi është shoqëruar në polici.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.

TRENDING

Exit mobile version