Aktualitet

E rëndë/ 25-vjeçari tenton të hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.

Një djalë i ri rreth 25 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës, duke tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

I riu është pikasur në kohë dhe fatmirësisht ka arritur të shpetojë, ndërsa ende nuk dihet shkaku që e ka cuar djalin në këto kushte.

Identiteti i 25 vjeçarit ende nuk bëhet me dije, ndërsa burimet paraprake raportojnë se në vendngjarje ka mbërritur policia. Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.

TRENDING

Exit mobile version