Kronike

E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës. Një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version