Bota

E rëndë në Itali, burri v*ret dhe co*pëton gruan, m*byt me zinxhir 2 fëmijët, e mbijetuara: U ngrit natën dhe tha ka demonë në shtëpi

Govanni Barreca v*rau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16-vjeç, ndërsa vajza 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

ITALI- Njjë burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë në Itali. 54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16-vjeç, ndërsa vajza 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë. Pas krimit, 54-vjeçari thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në zonën Altavilla Milicia pranë Palermos dhe mësohet se gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur.

Vajza 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës. Sipas rrëfimit të saj, babai u zgjua gjatë natës duke bërë zhurmë se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi.

Vajza u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj. Fëmijët Kevin dhe Emanuel, përkatësisht 16 dhe 5 vjeç, u mbytën nga babai i tyre, i cili vrau fillimisht më të voglin dhe më pas mbyti të madhin me zinxhir. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.

TRENDING

Exit mobile version