Kronike

E rëndë/ Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën kryefamiljari

Në orët e para të mëngjesit, një banesë në Shkodër është shkrumbuar nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën kryefamiljari 52-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Ngjarja e ndodhur në lagjend Zogaj, dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor po punon me përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

TRENDING

Exit mobile version