Kronike

E zuri tranxha teksa punonte në fasoneri, arrestohet administratori i biznesit

Taulant Dika, ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Thumanë pasi e ka zënë tranxha, një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve në fasoneri.
NTV.AL ka siguruar foto të viktimës, vetëm 34-vjeç! Burime bëjnë me dije se Taulant Dika është baba i dy fëmijëve.
Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur teksa 34-vjeçari po spostonte tranxhën dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë. Fasoneria është rreth 100 metra larg banesës së viktimës dhe është në pronësi të Alfred Kaleshës. Pronarët e fasonerisë, thonë të njëjtat burime, se janë përpjekur që të mbajnë të fshehtë ngjarjen.
Burime bëjnë të ditur se për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i ka dhënë ndihmën e pare viktimës. Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.

34-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë
Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Dika. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.’- njofton policia

TRENDING

Exit mobile version