Politike

Edhe në Shqipëri/ Rama zbulon se ku do të përdoret Inteligjenca artificiale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka nisur një projekt për implementimin e inteligjencës artificiale në “e-Albania”.

“Shumë shpejt E-Albania do ta keni në një formë tjetër që do të jetë një formë, njësoj sikur shkruani mesazhe dhe merrni mesazhe dhe do të mund të komunikoni me e-Albania në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar dhe pastaj besoj brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm do ta keni e-Albania në xhep me zë dhe figurë përmes inteligjencës artificiale”, vijoi Rama.

Kjo tha Rama, zhduk komplet sekserët, “qoftë nevojën për kushërinj apo krushq si edhe kohën e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat”.

Kreu i qeverisë nuk përmendi kostot e projektit.

TRENDING

Exit mobile version