Pinknews

Edhe pse janë shumë të dashuruar me njëri- tjetrin, Miriam Cani zbulon arsyen përse zihet gjithmonë me Albanin- (VIDEO)

Këngëtarja Miriam Cani e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj Alban Skënderajn.

Miriami zbuloi tha se ajo zihet shumë herë me Albanin dhe se shkaku kryesor janë fëmijët.

Ajo shtoi më tej se Albani është me idenë që fëmijës t’i japësh të hajë kur kërkon, por vetë Miriami ka rregulla të tjera. Këngëtarja shtoi në fund se Albani është një njeri shumë familjar dhe kujdeset shumë për fëmijët.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Miriam a ziheni ndonjëherë ju të dy sepse dukeni shumë të dashuruar e çdo gjë perfekte mes jush?

Miriam Cani: Natyrisht që po dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1 si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pa siguria krijohen më pas ato debatet për fëmijë, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?

Rudina Magjistari: Albani duket shumë romantik si natyrë me gjithë këto surpriza që të ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Miriam Cani: Po natyrisht duke qenë se është artist prej vërteti, krijon shumë emocione dhe me gjithçka që ai krijon, edhe këto krijimet frymëzohen nga diçka nga jeta e tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version