Aktualitet

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit.
Nëse Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika, nuk do të ishim sot këtu. Edhe sa familje shqiptare duhet të humbin të dashurit e tyre, që kryeministri të bëjë detyrën?
Së bashku do ta mposhtim të keqen, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellin një shpresë të re për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version