Bota

‘Ellinikon’/ Projekti gjigand i Athinës dhe rivierës

Me ‘Ellinikon’ Athina përmirëson Rivierën dhe e propozon veten si një destinacion global

 Shembja e ndërtesave të ish-Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës (6,200,000 m2) po vazhdon me shpejtësi dhe në vend të tij po shfaqet një oaz i gjelbër.

“Ellinikon” do të jetë një nga parqet bregdetare më të mëdha në botë (600,000 m2) dhe një rival ambicioz i hapësirave të gjelbra të Nju Jorkut dhe Londrës.

Kjo është faza e parë dhe më e rëndësishme e projektit ambicioz, i cili përfshin gjithashtu – deri në vitin 2025 – 9000 banesa moderne, zyra, dyqane, 3 hotele dhe ambiente sportive.

Një nga objektivat kryesore të projektit është përmirësimi i rivierës athinase 3.5 kilometra të gjatë. Kostoja totale e investimit, që do të punësojë 85 mijë persona ndërmjet ndërtimit dhe zbatimit, është 8 miliardë euro.

Dhe teksa rreth njëzet vjet më parë u inaugurua Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, i cili sot është zemra e projektit më të madh të rizhvillimit urban në Evropë, “Ellinikon” është një plan që e ristarton Ahinën si një destinacion i ri global bregdetar dhe përcakton të ardhmen.

TRENDING

Exit mobile version