Kulture

Eminem

Marshall Bruce Mathers i lindur në 17 tetor të 1972 në Shën Josef Misuri.Ai ishtë fëmija i vetëm i Marshall Bruce Mathers Junior dhe Debora Nelson. Debi ishte vetëm 14 vjece kur ajo takoi Bruce-in 18 vjeçar dhe për pak vdiq gjate lindjes 73 orëshe të të voglit. Prindërit e tij ishin në një band të quajtur Daddy Warbucks, përpara se mardhënia e tyre të kthehej në pluhur. Bruci e la familjen pak pasi ata u zhvendosën në Kaliforni. Nga lidhje të tjera, Bruce pati dy fëmijë të tjerë, Majkell dhe Sara, ndërsa Debbi një djalë të quajtur Natan Kejn Nejt .

Gjate fëmijërisë, Eminem dhe Debi lëvizen mes Misurit dhe Michiganit, duke ndenjur rrallë në një shtëpi për me shumë se një vit ose dy dhe me shumë te të afërmit e tyre. Në Misuri ata jetuan në qytete të ndryshme duke përfshirë Shen Josef, Savana, Kansas, deri sa u vendosen perfundimisht në Warren Michigan kur Eminem ishte 11 vjeç. Si adoleshent, ai i shkruante letra babait e tij. Sipas mamasë së tij, të gjitha këto “i ktheheshin dërguesit”.

Shokët dhe shoqëria e përcaktonin Eminem si një fëmijë të lumtur por “pak të vetmuar” që shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë. Njëherë një djalë me emrin Deangelo Bailey, e rrahu Eminemin aq keq sa ai pësoi një çarje të madhe në kokë. Kështu Debi e hodhi në gjygj shkollën në 1982 por çështja u mbyll vitin tjetër.

Eminemi shpenzoi shumicën e viteve të tij të shkollës në një klasë me njerëz me ngjyrë në lagjet e Detroitit. Debi dhe djali i saj ishin një nga tre të bardhët që jetonin në atë bllok, dhe Eminemit i është dashur të përballet dhe të rrihet nga Afro-Amerikanët disa herë. Si femijë, Eminemi zhvilloi një interes në tregimin e historive dhe donte të bëhej një shkrimtar librash komike, përpara se të zbulonte hip-hopin.

Eminemi dëgjoi këngën e parë rrep Reckless të Ice-T në moshën nëntë vjecare në albumin “Breakin”, të cilin e mori si dhuratë nga gjysmë vellai i Debit, Ronald Polikinghorn. Roni kryeu vetëvrasje 10 vjet më vonë. Humbja ndikoi aq shumë te Eminem saqë ai nuk fliste për disa ditë dhe rrinte tek varri i tij. Jeta e tij në shtëpi ishte shumë e paqëndrueshme dhe Eminem disa herë zihej me nënën e tij, e cila ishte përshkruar një herë nga një psikolog sikur kishte një personalitet shumë të dyshimtë dhe paranojak“.Debi iu kundërpergjigj cdo mendimi që ajo nuk ishte mamaje ideale për Eminem kur i biri u bë i famshëm, duke thënë se ajo ishte përgjegjëse për suksesin e tij.

Në 1987, Debi lejoi Kim Skot të rrinte në shtëpine e tyre ; disa vjet më vonë Eminem dhe Kim do të kalonin në një mardhënie të lëkundur. Pasi kaloi tre vjet në klasën e 9 si pasoj e notave të tij të këqija, ai e la shkollen e mesme Linkoln në moshën

17-vjecare.

Gjithsesi ai ishte shumë i interesuar në Anglisht dhe në literature, duke lënë pas dore matematikën dhe lëndët e tjera. Ai ka punuar në punë të ndryshme për të ndihmuar mamanë e tij të paguante faturat. Kur ajo ikte për të luajtur Bingo, Eminem e ngrinte zërin e majtofonit në maksimum dhe shkruante tekste.

Në moshën 14-vjecare, ai filloi të bënte rrep me shokun e tij të shkollës Mike Ruby, duke mbajtur emrat Manix Dhe M&M, e cila më vonë u shndërrua ne Eminem.

Eminem u rrit dhe ishte gati për të provuar aftësite e tij në lagjen Osborn, me shokun e tij Proof për beteja rrepi.Te shtunave, dy shokët merrnin pjesë në garën e Hip HOP , e cila ndodhej në West 8 Mile.Kjo pikë konsiderohej si tabani i skenes së rrepit në Detroit.Duke u munduar të tërhiqte vëmendje në indrustinë “e zezë“ ai mori audiencë të hip hopit Underground.Që të vendoste strofa të bukura, Eminem donte të rimonte cdo fjalë ndaj shkruante fjalë dhe shprehje të mëdha kudo, sipër poshtë dhe në çdo cep të fletës.

Edhe pse gjërat zakonisht dukeshin pa kuptim, stërvitja e ndihmoi atë të përmiresohej.Duke u bazuar në ritjen e profilit dhe reputacionit të tij, ai iu bashkua disa grupeve të rrepit.

I pari ishte New Jacks, dhe pasi e përjashtuan ai iu bashkua Soul Intent, që lëshoi një single në 1995.

Single ishte edhe me Proofin, dhe dy rreperat iu bashkuan D12, një grup me 6 veta.

Eminem u lançua me një këngë të papërfunduar në label-in e DR DRE. Pasi DRE vuri re talentin e pamasë të Eminem, ai vendosi të firmoste kontratën me të.

Eminem regjistroi dy albumet e tij të para INFINITE dhe THE SLIM SHADY LP, te cilat e çuan rreperin nga detroiti drejt suksesit.

Në vitin 2000-02 Eminem arriti kulmin e karrierës së tij me albumet “THE MarshALL MATHERS LP” dhe “THE EMINEM SHOW”.Fama e tij arriti ndërkombëtarizimin.

Gjatë viteve 2004 2009 Eminem pati çaste depresive të cilat u pasqyruan në albumin e tij “Relapse”.

Për shkak të problemeve të tij me drogat dhe pas vdekjes se mikut te tij me te ngushte Proof, ai u mundua disa herë të vriste veten por kurrë nuk e çoi deri në fund.

Sot Eminem është absolutisht një nga rreperat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me 10 albume të suksesshme dhe mbi 90 milion albume të shitura në mbare botën, Eminem akoma i çmend fansat e tij sa her del me ndonjë kengë.

Albumi i tij i fundit i lançuar në nëntor të 2013 i quajtur THE MarshALL MATHERS LP 2, është me të vertet albumi që çdo fans e priste.

Autor/Slim Fish/19.10.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version