Aktualitet

EMRAT/ Shpërthen gazi në minierë, pësojnë djegie 3 minatorët

Tre minatorë janë plagosur në minierën e Bulqizës. Në nivelin e 17-të të minierës ka ndodhur një shpërthim gazi, i cili ka plagosur minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën. Deri më tani raportohet se të tre minatorët kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Të tre janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që punëtorët e tjerë janë evakuuar. Megjithatë fatëmirësisht raportohet se të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

TRENDING

Exit mobile version