Kronike

EMRI/ Gjendet një trup i pajetë në Bulqizë, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e kësaj të marte në Bulqizë, në rrugën e fshatit Çerecec i Sipërm.

Viktima është identifikuar si Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë.

Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale.

Nga të dhënat e para shtetasi i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin.

TRENDING

Exit mobile version