Sport

Europa League/ Milani shënon tripletë dhe shkon në çerekfinale

Europa League vijoi këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas 90 minutave një biletë për më tej siguruan West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Në “Fortuna Arena” të Pragës, Milani mposhti 1-3 Slavian. Kuqezinjtë iu falën golave të Pulisic, Loftus-Cheek dhe Leaos, teksa në pjesën e parë vendasit mbetën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Holes. Për Slavian goli i Jurasek në fundin e ndeshjes nuk mjaftoi. Milani fitonte 2-4 në ndeshjen e parë.

Në Londër, West Ham fitoi 5-0 kundër Freiburg, duke bërë të pavlerë fitoren 1-0 të gjermanëve në ndeshjen e parë. Paqueta, Bouen, Cressuell dhe dopieta e Kudus bëri që anglezët të kalojnë më tej. Bayer Leverkusen fitoi 3-2 me përmbysje kundër Qarabag, me Patrick Schick që u tregua heroi i gjermanëve duke shënuar dy gola në fund.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Europa League, faza 1/8:

E enjte, 14 mars 2024

Rangers 0-1 Benfica

Slavia e Pragës 1-3 Milan

Villarreal 3-0 Marseille

West Ham 5-0 Freiburg

Atalanta 2-1 Sporting

Bayer Leverkusen 3-2 Qarabag

Brighton 1-0 Roma

Liverpool 6-1 Sparta e Pragës

……………….

Conference League është në fazën e 1/8 dhe këtë të enjte u zhvilluan duelet e kthimit. Një biletë për më tej kanë siguruar Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille.

Në Selanik, PAOK fitoi 5-1 kundër Dinamo Zagreb, duke përmbysur kroatët që fituan 2-0 në ndeshjen e parë. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arbër Hoxha, anësori shqiptar i sulmit që pëlqehet nga Sylvinho dhe që së fundmi u pajis me pasaportën shqiptare.

Në “Artemio Franchi” Fiorentina barazoi 1-1 me Maccabi Haifa, por falë fitores 4-3 në ndeshjen e parë kalon më tej. Në Stamboll, Fenerbahce iu fal fitores 0-3 të ndeshjes së parë dhe paçka humbjes 0-1 sot me Royale Union SG, kalon në çerekfinale.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille

Rezultatet:

 

TRENDING

Exit mobile version