Bota

Europë/ Temperatura mbi mesataren…Faji i ndryshimit të klimës

Pas verës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë, edhe vjeshta vazhdon të ketë të njëjtin trend. Një fund i pazakontë tetori. Në pjesë të ndryshme të Francës, Spanjës dhe Italisë, temperaturat e vjeshtës janë më të ngrohta se zakonisht, por situata është e ngjashme edhe në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni dhe Danimarkë.

Në këto zona, temperaturat mund të arrijnë 24-25 °C, por me kulme mbi 26-28 °C në Francë dhe mbi 30-32 °C në Spanjë. Edhe temperaturat minimale të natës mbeten gjerësisht mbi mesataren, në vlera që mund të mos bien as nën 10-13°C”.

Ata që jetojnë pranë detit nuk humbin kohë duke shijuar pak diell në plazh. Por fatkeqësisht, kjo nxehtësi anormale shkaktohet nga përqendrimet e metanit në atmosferë, me një rritje rekord që nuk është parë kurrë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore Meteorologjike, këto nivele të gazit, dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit të azotit janë një lajm i keq për planetin tonë dhe për cilësinë e ajrit. Pavarësisht kufizimeve të vitit të kaluar, nuk ka pasur përmirësim dhe dioksidi i karbonit në atmosferë vazhdon.

Këto valë të nxehti tani janë bërë më të shpeshta dhe më intensive edhe për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës është rritur me rreth 1.1 ° C që nga fillimi i epokës industriale dhe rritja do të vazhdojë nëse qeveritë në mbarë botën nuk reduktojnë në mënyrë drastike emetimet e gazeve serrë.

TRENDING

Exit mobile version