Bota

Evropa reagon ndaj pandemisë korona.

Italien Rom Touristen mit Maske (Gregorio Borgia/AP Photo/picture-alliance) 

Qeveria italiane miratoi një projekt-buxhet prej rreth 40 miliardë eurosh për masa të reja kundër koronës dhe forcimin e ekonomisë së sëmurë. Qeveria njoftoi se kabineti kishte miratuar si projektligjin e paraqitur nga Ministri i Financave Roberto Gualtieri për vitin buxhetor 2021 edhe buxhetin shumëvjeçar deri në vitin 2023.

Zgjaten kontratat e përkohshme të mjekëve

Planet parashikojnë “një rritje të konsiderueshme të buxhetit” për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik të Italisë. Rreth katër miliardë euro janë planifikuar për sistemin shëndetësor dhe do të përdoren edhe për zgjatjen e kontratave të përkohshme për 30,000 mjekë dhe infermierë.

Spital në Milano

Rreth gjashtë miliardë euro do të jepen për shkollat dhe universitetet, katër miliardë euro janë caktuar për ndihmë në sektorët e përfshirë nga kriza e ekonomisë. Përveç kësaj qeveria e qendrës së majtë të Kryeministrit Giuseppe Conte dëshiron të shtojë fondin e veçantë për papunësinë. Shuma të mëdha janë planifikuar për familjet. Po ashtu një reformë tatimore dhe mbështetje për Jugun e varfër të vendit. Sipas raporteve shpenzimet do të financohen pjesërisht përmes borxhit dhe pjesërisht me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Francë – shtetrrethim natën

Situata e pandemisë së koronës në Francë po vazhdon të përkeqësohet prej disa javësh. Por për shkak rritjes së numrit të infektimeve të reja brenda 24 orësh me 32.427  raste ditën e shtunë, një vlerë maksimale kjo që nga fillimi i testimit në shkallë të gjerë në Francë, në vend janë vendosur masa shtetrrethimi  për orët e natës.

Lokalet e Parisit duhet të qëndrojnë mbyllur mes oreës 21:00 dhe 06:00.

Gjendja e shtetrrethimit është shpallur për Parisin dhe tetë qytete të tjera më të mëdha dhe nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm për probleme madhore.

Sllovenia heq dorë nga gjurmimi i vargut të infeksioneve

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me virusin korona, Ministria e Shëndetit e Sllovenisë e ka ndërprerë gjurmimin e kontakteve të njerëzve që kanë rezultuar pozitivë me korona. Sipas njoftimeve Drejtoritë e Shëndetit nuk janë më në gjendje të përballonjnë numrin e madh të rasteve.

Lubjanë

Sidoqoftë ata që pas testimit rezultojnë pozitivë do të vazhdojnë të informohen për infeksionin e tyre nga Drejtoritë e Shëndetit dhe të urdhërohen të hyjnë në karantinë dhe të informojnë personat që kanë qenë në kontakt.

Në Slloveni u bënë të njohura të dielën 726 infeksione të reja me virusin korona, kurse një ditë më parë ishin regjistruar 897 raste. Numri i rasteve aktive në këtë vend me dy milion banorë pothuajse është dyfishuar brenda një jave.

  • Data 19.10.2020
  • Autor DW (rtr, bbc, dpa, ap, afp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version