Pinknews

Fansja i shkoi gjatë premierës së filmit pa biletë, Luizi i habit të gjithë me fjalët e tij: Nxirreni jashtë

Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të ndjekur për momentet. Pas fitores së “Big Brother VIP2”, ai mori vëmendje të jashtëzakonshme, teksa rrjetet e tij sociale numërojnë me qindra mijëra ndjekës. Disa ditë më parë ai pati premierën e filmit të tij “Në kuadër të dashurisë”, ku rolin tjetër kryesor e ka ish-banorja e “BBVIP2”, Olta Gixhari. Së bashku me aktorët e tjerë, ky film është duke u shfaqur në disa qytete, ku dje e kishte radhën Prishtina. Por ajo që i ka bërë përshtypje është pikërisht veprimi i Luizit. Ai ka pikasur një fanse pa biletë dhe i ka kërkuar shoqëruesve që ta nxirrnin jashtë. “Ska biletë. Ndaleni që të futet brenda se s’ka biletë. Aman” shprehet ai.

 

 

 

      

TRENDING

Exit mobile version