Aktualitet

Fatos Lubonja: Këtyre ose iu prishën pazaret, ose u doli nga duart situata

Fatos Lubonja ka komentuar situatën e krijuar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Ai thotë se aludimet janë të shumta dhe se me ish-ministrin Ahmetaj mund të ketë pasur “prishje pazaresh” ose “gjëja u ka dalë nga duart”. Sipas tij, kërkesa për të arrestuar Ahmetajn mund të jetë pasojë e një lufte të brendshme në Partinë Socialiste ose e “mbështetjes së fortë” ndërkombëtare për drejtësinë. Pavarësisht këtyre aludimeve Lubonja thotë se e sigurt është se çështja e inceneratorëve do hapet dhe se do dalin emra të tjerë përgjegjës.

“A kishte të drejtë opozita që kërkonte me ngulm në parlament që të votohej për arrestimin e Ahmetajt? Kjo duhet të shihet pak edhe me kontekstin se si janë zhvilluar ngjarjet. Dihet aq sa dimë nga rregullat dhe nga përvoja që një njeri që ka bërë një lloj krimi mund të tentojë t’i shpëtojë atij krimi.

Këtu hapet një pikëpyetje e madhe. Ata e kërkojnë sot dhe ndoshta duhet ta kërkonin që dje, prej kohësh sepse akuza është hedhur prej kohësh për inceneratorët. Ka kaq kohë që vlon, zien tenxherja e inceneratorëve në SPAK. Pyetja juaj që pse u vonua kaq shumë ndërkohë që është shumë evidente se këtu kemi një bandë, në mendimin tim, të organizuar për të vjedhur nëpërmjet inceneratorëve dhe ku hyjnë shumë veta.

Opozita e kërkon sot dhe duhet ndoshta që dje duhet ta kishte kërkuar. Këtu puna është që pse u bë tani, çfarë po ndodh, a kemi të bëjmë me një shtyrje për të marrë kohë, për të marrë një vendim, për të bërë negociata… ka 1 mijë hipoteza që ngrihen se pse kjo po bëhet sot.

Sigurisht që jemi me hipoteza, por unë lexova sot një shkrim të BIRN ku ata merreshin me inceneratorin e Tiranës. Aty fillon historia dhe historia fillon me heqjen e Shkëlqim Canit. Kjo është historia e një partie se si është pastruar nga disa njerëz më të ndershëm dhe me reputacion pasi Shkëlqim Cani nuk ka pasur një reputacion të keq me aq sa e njoh unë, pikërisht në kohën kur do të bëheshin këta inceneratorët dhe ata thonë që propozimi vjen nga Erion Veliaj.

Jemi tek hamendjet dhe supozimet, por të hiqet Shkëlqim Cani, i cili ka qenë kundër dhe pasi u hoq ai, propozimi vjen prapë nga Veliaj tek Ahmetaj. Ndoshta merret Ahmetaj si person më i gatshëm për të firmosur, por edhe Ahmetaj e ka kundërshtuar disa herë. E ka kundërshtuar madje pothuajse deri në fund. Derisa është bërë edhe kjo shkresa e famshme e Erion Velisë që e ka bërë pa u marrë me Këshillin Bashkiak.

Fillimisht kanë evituar Ahmetajn dhe i kanë shkuar ministrisë së mjedisit, pra Lefter Kokës dhe ka bërë ai manovrat e tij. Ndoshta Ahmetaj nuk duhet të jetë farë në këtë gjyq ose mund të jetë i akuzuar se ka prova SPAK, por mesa di unë pavarësisht lidhjeve që ka pasur me këta, Zoton, etj nuk ua ka miratuar këtë të Tiranës.

Zoto ka shkruar letra pas letrash dhe ka bërë manovra pas manovrash që fillojnë nga Erion Veliaj dhe ndoshta Ahmetaj i ndodhur në bankën e të akuzuarve krijon një problem më të madh për Partinë Socialiste. Kjo sepse Erion Veliaj është aty kryetar i bashkisë, u votua, u nderua, suksese, figurë e rëndësishme e partisë…

Ka letra që Ahmetaj e ka refuzuar, e ka kundërshtuar dhe përfundimisht e ka hequr nga vetja sepse e ka ditur që është një “patate e nxehtë”. Normalisht duhet ta kishte denoncuar, por nuk e ka bërë. Ndoshta ky ka menduar që duke pasur këto letra në dorë ka menduar që nuk do ta ngasin më shumë duke e lënë deri tek Lefter Koka këtë punë.

Pse SPAK nuk e la deri tek Lefter Koka kjo për mua është një pikëpyetje sepse unë nuk jam nga ata që kanë besim tek SPAK, të them të drejtën. Kam pasur dyshimet e mia dhe vazhdoj tokem dyshimet e mia që kjo çështje duhet të ishte hapur edhe më herët. Tani ose provat janë evidente dhe s’ka se si ose SPAK ka ndonjë presion tjetër përtej kombëtares.

Unë këtë nuk e di. Ose ndoshta duan të gjejnë një mënyrë par ta mbyllur dhe nuk pol e mbyllin dot. Kjo çështje rrezikon edhe të tjerë. Ahmetaj ia tha edhe Edi Ramës: “Mos bëj gjykatësin, por bëj kryeministrin”. Të dy folën me nënkuptime dhe kode. Ky tjetri i tha që “po të bëj unë gjykatësin e ke më keq”. Të dy ishin me shantazh ndaj njëri – tjetrit.

Mund të marrim edhe hipotezën që çështja “u ka dalë jashtë duarsh”. Unë jam dakord me atë që ky u godit dhe u la jashtë. Nuk dihej do arrestohej apo jo. Doli edhe në TV. Vjen tani momenti që ky është në kërkim. Lexova këtë tek BIRN: “Ministria e Mjedisit dërgon sërish në Ministrinë e Financave një argument se pse varianti PPP do të ishte më i lirë sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet sërish.

Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto”. Pra Zoto ishte lidhur me Veliajn për Tiranën. Më pas thuhet: “Drejtorja e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i tillë ishte jashtë fushës së përgjegjësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit. Të njëjtin argumentim në refuzim përdori dhe ministri Ahmetaj në përgjigjen që i dërgon Ministrisë së Mjedisit”.

Pra ka kundërshtim nga Ahmetaj. Unë gjykoj që duke ngritur hipotezën meqë Ahmetaj ka bashkëpunuar me këta mund të jetë një prishje pazaresh, sepse këta kështu kanë punuar. Ndajnë sa do marr unë, sa do marrësh ti, sa do marrë ky, sa do marrë ai. Nuk e justifikoj fare Ahmetaj, por po them që kjo e hap çështjen. Kjo nxjerr njerëz sepse po diskutojmë si, pse e bëri SPAK-u. Mos harrojmë që edhe SPAK-u nuk është monolit sepse dhe aty mund të ketë më kokëfortë dhe më të ndershëm dhe mund të ketë më të lidhur dhe më të palidhur me… mos harroni se ka pasur një histori mes Ramës dhe ambasadores amerikane kur po zgjidhej kreu i SPAK.

Megjithatë mendoj edhe një gjë tjetër se njerëz janë edhe ata të SPAK, nuk janë superheronj. Edhe Falkone dhe Boreslino që dolën në Itali kishin njerëz nga pas, por kur ke mafian, kur ke Toto Rinën në krye të qeverisë është një problem më i madh sesa ta kesh në Sicili. Në këtë situatë ose me një mbështetje ndërkombëtare, ose nga këto sherret ose luftë brenda PS-së, Ramën mund ta lëmë jashtë se ky nuk i ka gjë këta poshtë i ndërron, duhet dhënë dhe ky imazhi që po godasim e po bëjmë punë se drejtësia po funksionon, amerikanët janë aty…

Gjëja është e ngatërruar, por në fund fare, përfundimet do t’i nxjerrim kur të shohim se si do të mbarojë kjo histori. Se nëse ky vërtet ka ikur dhe këtu ndodh një bllokim i gjësë do të mbetemi tek hipoteza që Ahmetaj u morr vesh që të ikë, këta e vonuan dhe sa të harrohet të merremi me ndonjë gjë tjetër” – tha Lubonja.

TRENDING

Exit mobile version