Aktualitet

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi apelon për ndryshime të Kodit Zgjedhor në parlament

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në seancën e sotme plenare, në prag të nisjes së diskutimeve parlamentare në pikën e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore, mbajti një diskutim. Ai shprehu sigurinë se me miratimin e ndryshimeve të sotme, ndikimi në proceset zgjedhore të së ardhmes do të jetë pozitiv. Kryetari i Kuvendit u shpreh po ashtu se ndryshimet u afrohen pritshmërive të qytetarëve.

Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit: 

“Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,

Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë, që nisi me ngritjen e Komisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në  fillim të kësaj legjislature.

Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri.

Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre.

Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhëhartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të  rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version