Politike

Flet Arben Ahmetaj: Nuk jam arratisur, thjesht rastisa jashtë shtetit…

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri që ndodhet në arrati, pasi SPAK ka kërkuar arrestin e tij, ka folur për Syri TV. Nga arratia, Ahmetaj, ka folur per Cim Pekën, ku ka deklaruar se nuk ka besim te SPAK por te vetja e tij.

-Pyetja e parë për Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Ahmetaj: Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sepse shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut. Jo. Ka filluar më herët.

-Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.

Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.

-Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.

Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit…

– Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.

E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.

-Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë.

Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që te një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën. Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë gjatë intervistës me ju, jam gati ti marrë një e nga një të gjitha. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë, e uroj të mos e humbas besimin tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani, që nuk është drejtësi e re, është një strukturë e re me të njëjtët njerëz. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.

TRENDING

Exit mobile version