Aktualitet

Flet sizmologu i njohur shqiptar – Tërmeti që shkundi sot Durrësin në të njëjtën epiqendër me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar

Durrësi u lëkund mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë sipas IGJEUM, me epiqendër në veri të Ishmit duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët.

“Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit, kjo zonë herë pas here ka emetuar tërmete të tillë, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit këtë rrjedhojë kanë.

Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim” tha Koçi për ABC, duke shtuar se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që shkatërroi Durrësin dhe Thumanë vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version