Kronike

FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Vlorën, arrestohet 20 vjeçari

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Gazetari Elton Nika raporton se policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit, duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe janë automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Kërkimet po kryehen edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Burime nga policia kanë konfirmuar arrestimin e një 20 vjeçari, i cili është kapur me armë në automjet gjatë kontrollit të ushtruar. Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara janë kryer fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje me vrasjen me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

TRENDING

Exit mobile version