Sport

FOTO/ Element i rëndësishëm te kombëtarja, futbollisti kuqezi zbarkon në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza”

Shqipërisë iu bashkua sot mesfushori Klaus Gjasula. Futbollisti i Hamburgut ka zbarkuar herët në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit duke treguar gjithçka me foto.

30-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar më vonë se lojtarët e tjerë për shkak të angazhimit në kampionat me ekipin e tij Hamburgun. Mes mungesave të rëndësishme në radhët e ekipit kuqezi si: Strakosha, Kumbulla, Trashi, etj., Gjasula i jep siguri trajnerit Reja për dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Ligës së Kombeve, ku ekipi jonë do të kërkojë medoemos sigurimin e vendit të parë në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version