Kronike

FOTO/ Po vidhnin pajisjet elektrike të një shkolle, arrestohen 3 adoleshentët

Policia e Kukësit ka arrestuar tre të rinj të cilët tentuan të vidhnin disa pajisjeve elektronike. Në pranga kanë ranë shtetasit A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Të rinjtë u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës, derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version