Pinknews

FOTO/ Sherr mes vajzave? Mikela zbulon detaje nga raporti i saj me Efin

Në rrjet ditët e fundit është aluduar se Efi dhe Mikela nuk flasin me njëra-tjetrën. Fillimisht shkak u bë fakti se ato të dyja nuk janë shfaqur më bashkë pas “Big Brother VIP”.

Po ashtu, në një intervistë të fundit Efi tha: “Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi së fundmi Mikela postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Mirëpo, duket se këto deklarata nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vajzat gëzojnë marrëdhënie të mira. Në një video live në Instagram sot Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë. Por, premtoi se shumë shpejt do i shohim edhe bashkë.

“Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt.”-tha ajo.

TRENDING

Exit mobile version