Sport

FOTO/ Transferimi në Amerikë, Messi paguan shifrën e kripur për apartamentin

Leo Mesi është futbollisti më i ri i Inter Miami dhe lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga të dyja palët. Argjentinasi që do të luajë në MLS, ka blerë edhe apartamentin luksoz në të cilin do të jetojë.

Në fakt, bëhet fjalë për një apartament shumë të shtrenjtë që kap vlerën e 9 milionë dollarëve. “The Times” ka publikuar edhe fotot nga brenda hyrjes, teksa apartamenti ndodhet në një nga kullat më luksoze në Majemi.

“Porsche Design Toëer” është kulla në të cilën ndodhet apartamenti i Mesit, apartament i cili ka edhe garazhin me ashensor për makinën e tij. Kulla e ndërtuar në vitin 2017, është në bregdet dhe i ofron argjentinasit një pamje fantastike nga dhomat dhe nga ballkoni i madh që ka.

TRENDING

Exit mobile version