Bota

FOTO+EMRI/ Vrau me thikë shqiptarin, vihet në pranga 52 vjeçari

Alfons Kola, 33-vjeçari shqiptar i vrarë me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato ka ndërruar jetë gjatë natës. Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen.

Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

TRENDING

Exit mobile version