Aktualitet

FOTOT – Gjermania mbath RENEA-n dhe grupin e gatshëm me ‘këpucë sipas standardeve të BE’, shpërthen rrjeti

Policia gjermane ka dhuruar 200 palë këpucë me vlerë 30 mijë euro, për njesinë speciale RENEA.

Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive, por ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

“Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive.”, njofton ambasada.

Në fotot e publikuara shihet se disa nga efektivët i kanë ndërruar këpucët gjatë ceremonisë dhe kjo ka sjellë shumë reagime publike.

gsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version