Kronike

FOTOT: Pamje nga shpërthimi në banesën e armiqëve të Vis Martinaj

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babait të kreut të klanit ‘Duka’, Leonard Duka.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore në Fresk.

Duka është kundërshtar i përbetuar me Ervis Martinajt. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga shpërthimi është prishur ashensori dhe dera e banesës së Dukës, që ndodhej në katin e katërt të një pallati. Po ashtu mësohet se në këtë banesë nuk banonte njeri.

Leonard Duka njihet si rivali më i madh i Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, ai u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjetën armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i ekzekutuar më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.

TRENDING

Exit mobile version