Bota

Franca zgjat masat kufizuese antiCovid edhe për 15 ditë

Evropa ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë disa nga vendet kanë shpallur gjendjen e jashtëzkonshme. Ndërkohë Franca është një nga vendet që ka regjistruar shifër të lartë infektimesh e si pasojë ka vendosur të mbajë të pandryshuara rregullat e bllokimit, të paktën për 15 ditët e ardhshme.

Vendimi u njoftua nga kryeministri Jean Castex, i cili ka thënë se dyqanet jo shumë të nevojshme do të qëndrojnë të mbyllura, ku dhe ka shtuar se një lehtësim i masave anti-Covid do të jetë i mundur, nëse regjistrohet një ulje e rasteve të infeksioneve.

“Do të ishte e papërgjegjshme të ngresh dhe madje të lehtësosh masat parandaluese për momentinKulmi i muajit Prill në numrin e shtrimeve në spital të lidhur me koronavirusin është kapërcyer në Francë. Ne kemi numëruar ditët e fundit një shtrim në spital çdo 30 sekonda dhe në kujdesin intensiv çdo 3 minuta. Masat dhe për dy javët e ardhshme do qëndojnë njësoj. Dyqanet jo të nevojshme do të qëndrojnë të mbyllura,”-ka thënë ai. 

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 33,172 raste të reja infektimi dhe  kanë ndërruar jetë 425 pacientë, duke e çuar në 42,960 numrin e viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version