Sport

FUTBOLL – FIFA: Ditëlindja e madhe e një talenti kolosal

/ATSH-AA/ – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) shënoi ditëlindjen e Diego Armando Maradonës, teksa sot legjenda e futbollit argjentinas mbush 60 vjeç.

“Ditëlindje e madhe për një talent kolosal, teksa mbush 60 vjeç, ne i bëjmë nderim një dhe të vetmit Diego Maradonës”, shkroi FIFA në Twitter.

FIFA po ashtu postoi një video të Maradonës duke shënuar gola për kombëtaren argjentinase gjatë një ndeshje në Kupën e Botës.

Videoja mban në vete një gol shumë të famshëm të Maradonës të quajtur “Dora e Zotit”, të cilin e shënoi kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës FIFA 1986.

Argjentina eliminoi Anglinë me rezultatin 2-1 për të marshuar në gjysmëfinale në Meksikë.

Maradona shënoi me dorë një nga golat e tij kundër Anglisë në atë ndeshje, por gjyqtari nuk ishte në gjendje të vërente hilenë e tij.

Maradona 25-vjeçar ishte kapiten i Argjentinës kur ndihmoi kombëtaren e tij të fitonte Kupën e Botës në vitin 1986.

I njohur për ritmin, teknikën e tij të lartë dhe aftësitë e driblimit, Maradona ishte një lojtar i gjithanshëm në fushë pasi mund të luante si mesfushor sulmues dhe sulmues.

Maradona luajti për Argjentinën në katër turne të Kupës së Botës, Spanjë 1982, Meksikë 1986, Itali 1990 dhe SHBA 1994.

Ai ka 21 paraqitje në Kupën e Botës duke shënuar 8 gola dhe 8 asiste.

Përveç fitores së tij në Kupën e Botës në Meksikë, Maradona pretendoi medaljen e nënkampionit në Kupën e Botës të vitit 1990.

Ai shënoi 34 gola në 90 ndeshje ndërkombëtare për Argjentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version