Politike

Gara mes Bashës dhe Hanit, kush janë 8 deputetët që votuan sot

Demokratët u thirrën sot për të votuar për kryetarin e ri, përmes parimit “një anëtar, një votë”. Në garë është ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Procesi i votimit përfundoi në orën 19:00, ndërsa në prën 21:00 prietet të dalë rezultati. Procesi nuk ofron surpriza, pasi në garë përballë Lulzim Bashës, i cili ka drejtuar për tetë vite Partinë Demokratike është Gjergj Hani, një figurë e panjohur për këtë forcë politike.

Votimi i sotëm është cilësuar antistatutor nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gament Bradhi në mbledhjen e së enjtes, i cili anulloi mbajtjen e tyre dhe pezulloi njëherazi Kryesinë.

Por kush ishin deputetët që morën pjesë sot në votim?

Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë deputetët e PD që kanë votuar sot në procesin për Kryetar.

Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si antistatutor dhe duke mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anulimin e zgjedhjeve.

TRENDING

Exit mobile version