Aktualitet

Gati 368 mije doza vaksine falas kundër gripit, ka nisur vaksinimi në mbarë popullatën

Në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit ka nisur kryerja falas e vaksinës së gripit. Specialistja e programit kombëtarë të vaksinimit në Institutin e Shëndetiti publik, Iria Preza sqaron se kategoritë që e përfitojnë falas para se të paraqiten në qendrën shëndetësore duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose pediatrin për të shmangur rradhët. Por kush janë kategoritë që mund ta kryejnë falas vaksinën e gripit?

Personat që e përfitojnë këtë vaksinë falas janë: Pensionistët, fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë, personeli shëndetësor, por edhe disa profesione si mësuesit edukatorët dhe punonjësit e rendit”, shprehet Iria Preza, specialiste e ISHP.

    Specilistët rekomandojnë që vaksina të bëhet nga e gjtihë popullsia duke nisur nga foshnjat 6 muaj e sipër pasi ndihmon edhe në kushtet e pandemisë së cvovid 19. “Nuk ka ardhur ende në sektorin privat po pritet të vi shumë shpejt”, shton specialistja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version