Kosova

Gërvalla provokon: Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është “tigër prej letre”

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Bashkimi Evropian pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”. Duke folur në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, kryediplomatja e Kosovës ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi fqinje po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa asnjë sanksion nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është BE-ja unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka deklaruar Gërvalla.

TRENDING

Exit mobile version