Aktualitet

Gjendet e djegur një makinë pa targa dhe pa numrin e shasisë në Shkodër, dyshohet se mund të…

Mbrëmjen e djeshme është djegur një makinë në Shkodër e cila hapur dyshime pasi është gjetur pa targa dhe numrin e shasisë. Ngjarja ndodhi në fshati Grudë të njësisë Rrethina në një rrugë dytësorë ku nuk ka thuajse asnjë lëvizje. Nga dyshimet e para të repartit zjarrfikës mendohet se zjarri në këtë automjet është i qëllimshëm pasi është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.

Grupi hetimor është duke bërë kçyrjen e automjetit nëse mund të gjejnë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur për të identifikuar se kush e ka patur në pronësi dhe shkaqet se pjesë ky mjet është djegur. Forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

TRENDING

Exit mobile version