Kronike

Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Ksamil, çfarë dyshohet

    

Një 40-vjeçar nga Saranda ka ndërruar jetë teksa ishte duke peshkuar në liqenin e Butrintit.

Bëhet me dije se Ardit Alikaj, baba i dy fëmijëve, ishte zhytur për të peshkuar lë liqenin e Butrintit, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm kur është mbytur.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bën me dije policia.

vijon

TRENDING

Exit mobile version