Bota

Gjermani/ Makina futet në mes të turmës, humbin jetën dy persona, dhjetëra të plagosur! Ndalohet shoferi…dyshohet për sulm terrorist

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në Gjermani.

Referuar mediave, një makinë ka hyrë në mes të turmës, duke lënë dy viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shoferi i këtij sulmi është ndalur. Nuk dihen detaje, por dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Policia u bëri thirrje banorëve që të shmangnin zonën.

Njerëz të shtrirë në rrugë, dalin pamje nga sulmi me 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Gjemani

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga sulmi në Gjermani ku mbetën të plagosur dhjetëra persona, teksa humbën jetën 2 të tjerë. Situata është kaotike, me sirena ambulance që dëgjohen në sfond, njerëz të plagosur të shtirë në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version