Aktualitet

Gjuha shqipe/ Rama: U desh një komunist në krye të Akademisë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe ku ishin  të ftuar akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk i kurseu batutat me të pranishmit.

Ai tha se nuk mund të behët kurrë anëtar i akademisë shkencore sepse nuk ka asnjë gradë dhe as nuk e kërkon. Ndër të tjera u ndal te rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Sipas kryeministrit, fjalori i gjuhës tonë është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.

Rama: Mezi e kam pritur këtë ditë për t’i thënë disa gjëra. Unë vetëm anëtar akademie s’bëhem dot kurrë se nuk kamë asnjë gradë shkencore dhe nuk e kërkoj kurrë. Në fund të ditës, a mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën sot nuk do të kishim dot një abetare. Do t’i kishim si ato tekstet alternative që i solli demokracia. Do kishim abetare që Zoti e di se me çfarë sharrë do sharronte Shabani. Do ishin sharra që  do sharronin trungun e përbashkët që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit. Imagjinoni procesin e integrimit. Çfarë dokumentesh do t’i shkonin, si do t’i përkthenin në Berlin 7 palë gjuhët tona? Se do kishe dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj ajo e Pukës, do kishte dalë toskërishtja e Vlorës po do dilte dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë. E keni parë reformën territoriale.

Kryeministri tha se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.

Rama: Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel.

Rama: Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.

E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i gërmës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane. Por, e para ka kaluar më butë se sa procese të tjera njehsimi gjuhësh të tjera evropiane dhe dyta është nga të paktët procese që në historinë tonë na njehson për nga struktura dhe për nga metoda me vendet e tjera evropiane. Kjo i detyrohet dhe një fati që e kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin, që edhe kur e patëm nuk e patëm me mundësi dhe mjete të konsiderueshme, fati ynë ka qenë mendja e ndriture dhe talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi.

Rama: Bashkimi i shqiptarëve 50 vite më parë ishte mahnitës! Gjuha e njësuar shqipe sot, e kërcënuar

Kryeministri Rama tha sot në konferencën për 50–vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe se në fakt gjuha e njësuar është e rrezikuar sot edhe për shkak të mungesës së personaliteteve, që nuk kanë të krahasuar me ato të 5 dekadave më parë. Rama tha se kritikat se ky kongres është bërë në kohën e komunizmit janë qesharake.

“Gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç‘konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i germës së një kombi i qenies së një kombi. Misionarët e Kongresit të Manastirit dhanë mesazhin se kombi është një përmes një alfabeti të përbashkët. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar bëri të njëjtën gjë në vazhdimësi.

Është nga të paktët procese që në historinë tona në njëson për nga struktura dhe metoda me vendet e tjera evropiane. Kemi pasur fatin që ndonëse pa një shtet tonin të kemi mendjen e ndritur të njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme të këtij vendi, personalitete shumë më të mëdha se gjeografia e Shqipërisë. Kush janë të ngjashmit e Eqerem Ccabejt, Mahir Domit, Aleks Budës e kështu me radhë, apo profesor Emilit?”, tha Rama.

 

 

TRENDING

Exit mobile version