Rajon

Grabitën një pikë bastesh në Greqi, arrestohen dy shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Greqi pasi akuzohen për grabitje.

Mediat vendase shkruajnë se dy të rinjtë përkatësisht të moshave 23 dhe 26 vjeç, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha.

Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.

TRENDING

Exit mobile version