Rajon

Greqi/ Trafikonte kanabis, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Autoritetet greke kanë parandaluar një rast të trafikimit të një sasie të madhe kanabisi, ku si rezultat në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar.

Ai u zbulua në orët e para të mëngjesit, dhe sipas mediave greke, 34-vjeçari kishte hyrë më herët në vend në mënyrë të paligjshme së bashku me bashkëpunëtorin e tij, ndërsa janë pikasur në një zonë rurale të Kastorisë. Policia gjeti dhe sekuestroi 4 çanta, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kilogramë e 370 gramë.

Gjithashtu, të arrestuarit i janë konfiskuar edhe 2 aparate celularë dhe shuma prej 200 eurosh. Policia greke vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. 34-vjeçari shqiptar për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit Kastoria.

TRENDING

Exit mobile version