Aktualitet

Hakerat që vjedhin paratë për bamirësi.

Një grup hakerash thonë se po dhurojnë para të vjedhura elektronikisht  për bamirësi.

Hakerat e Darkside pretendojnë se kanë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, dhe se tani duan ta “bëjnë botën një vend më të mirë”.

Banda postoi fatura 10 mijë dollarëshe që ia kishin dhuruar dy organizata bamirësie.

Një prej organizatave “Fëmijët Ndërkombëtarë” thonë se nuk do t’i mbajnë paratë.

Kjo po shihet si një zhvillim i çuditshëm dhe shqetësues si moralisht ashtu edhe ligjërisht.

Në një postim më 13 tetor, hakerat kanë pretenduar se ata kanë në objektiv vetëm kompanitë e mëdha fitimprurëse.

Hakerat bllokojnë të gjithë sistemin kompjuterik deri në momentin kur kompania paguan paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version