Shkrime

Heroi frikacak serb/ Vuçiç pranon çdo ultimatum

“Nuk do të shkoj në Bruksel për tu takuar me Albin Kurtin, sepse është e kotë të flas me një njeri që nuk është i gatshëm të flasë”

Kështu deklaroi të dielën presidenti serb Aleksandër Vucic, por që gjithsesi la mundësinë që ai të vazhdojë me ‘lëvizjet teknike’ të Serbisë

Dhe kjo nuk është hera e parë që Vuçic eshte shfaqur si “hero” para publikut vendas, por kur vjen momenti për të shkuar në Bruksel apo Tiranë, ai nuk ka guxim të mos shfaqet aty apo atje.

Një situatë e ngjashme ishte në fillim të shkurtit të këtij viti. E më pas ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në Bruksel derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, por që doli e kundërta

Ai jo vetëm që shkoi atje, por pranoi edhe marrëveshjen franko-gjermane, e më pas edhe marrëveshjen e Ohrit, pavaresisht se Zajednica nuk dukej gjëkundi

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë tha se nuk do të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt më 5 dhe 6 në Tiranë. Një ditë para samitit ai deklaroi se nuk ishte i sigurt nese do të kishte ndonjë përfitim nga shkuarja e tij në Tiranë, por se ishte I bindur qe mosvajtja atje do ti shkaktonte Serbise dëm të madh.

Kërcënimet dhe heroizmat televizive të Vuçiç në raport me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti janë kryesisht vetëm për përdorim të brendshëm. Dhe në këtë këndveshtrim duhen pare edhe deklaratat e tij te fundit në lidhje me përgjigjen ndaj thirrjes së kryediplomatit Borrell dhe shkuarjen ose mos shkuarjen në Bruksel

Presidenti serb e ka taktikë që në fillim te marr rolin e heroit, duke deklaruar mosshkurjen ne Bruksel, por pastaj, në fund, ose të nesërmen, thotë se ndoshta do të shkojë, por  “vetëm për turizëm”, ose siç tha herën e fundit, “vetëm teknikisht”.

Analsitë të ndryshem shtrojne pyetjen; nëse mund t’i besojmë ketij njeriu, fjaleve qe ai thote dhe a është shantazhuar si personalisht dhe perse  pranon çdo ultimatum.

Shume prej tyre besojne se ka kohë që është e qartë se Vuçic nuk kërkon asgjë, por se gjithçka vendoset nga partnerët e tij nga Perëndimi, të cilët i thonë se çfarë të bëjë dhe si të sillet.

 

TRENDING

Exit mobile version