Aktualitet

Hetimet e SPAK, deklarata ‘bombë’ e Dervishit…Se*ks në zyrë

Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e ‘Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në studion e emisionit “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli edhe për dosje të tjera të cilët po hetohen nga SPAK dhe për të cilat pritet të ketë zhvillime në vijim. Teksa dha detaje për hetimet që SPAK po kryen mbi dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi zbuloi mes të tjerash se në një prej 25 celularëve që u janë sekuestruar ushtarakëve dhe zyrtarëve të lartë të ministrisë së Mbrojtjes është gjetur një video ky ushtaraku, të cilit gazetari nuk i përmendi emrin, shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij. “Janë sekuestruar 25 telefona ushtarakësh dhe duke u hapur një telefon gjendet edhe një situatë marrëdhënie seksuale në një zyrë shteti që po hetohet më vete. Pra në një cellular të një ushtaraku, zyrtari të lartë të ministrisë së Mbrojtjes në zyrën e vet”- tha Dervishi.

Mes të tjerash, ai shtoi se dosja për pronat e forcave detare e nisur me hetimin e procedurës së lidhjes së kontratës së qirasë me Marina Bej Sarandën për bazën detare, ka sjellë hetime edhe më te gjera ku përfshihet edhe ministria e Infrastrukturës si dhe disa çështje të tjera, si ndryshimi i selisë së disa institucioneve të ministrisë së Mbrojtes pa marrë miratimin e presidentit të republikës, asokohe Ilir Metës. Gjithashtu sipas Dervishit, në hetim është edhe blerja e helikopterëve të rinj, çështja për muzeun ‘sekret’ për të cilin u caktuan 6 milionë euro gjatë pandemisë kur shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes ishin të kufizuara.

“Janë hapur disa dosje të tjera, parku i automjeteve te mbikalimi “Shqiponja” ka lëvizur pa miratimin e presidentit, Shërbimi Informativ Ushtarak ka lëvizur nga ‘Fresku’ pa miratimin e presidentit, policia ushtarake ka lëvizur nga Sauku pa miratimin e presidentit, mirëmbajtja e helikopterëve kur blemë të rinj nga 22 milionë euro secili dhe njëri prej tyre ka mbetur në Itali për turp prej 3 vitesh.  Me pikëpyetje, është një muze ‘sekret’ 6 milionë euro, është bërë në kohë pandemie kur ministria e Mbrojtjes i ka pasur të limituara shpenzimet”- nënvizoi Dervishi.

Gazetari tha se për këto dosje janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre presidenti Bajram Begaj asokohe shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, ish-shef i shtabit të përgjithshëm, Olta Xhaçka ish-ministre e Mbrojtjes, Ilir Xhebexhia, ish-komandat i forcës detare. Por theksoi se jo të gjithë janë marrë në pyetje në cilësinë e të hetuarve por edhe në cilësinë e dëshmitarit.

Nga pronat e forcave detare tek muzeu ‘sekret’ 6 mln eurosh, gazetari zbulon dosjet e SPAK në vijim: Begaj e Xhaçka mes personave të marrë në pyetje

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ka zbuluar disa prej çështjeve mbi të cilat SPAK do të ketë zhvillime të vrullshme sa i takon hetimeve gjatë vitit 2024.

Duke folur për dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi tha se hetimi për këtë çështje ka marrë një rrjedhë totalisht tjetër duke përfshirë shumë persona ndaj të cilët po hetohen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme dhe shtoi se për herë të parë shfaqet edhe përfshirja e ministrisë së Infrasktrukturës.

“Një nga dosjet është dosja e ushtrisë, pronave të forcave detare që ka marrë një hetim tmerrësisht të gjerë. Mund të sjellë zhvillime për Xhaçkën. Hetohet procedura e lidhjes së qirasë me Marina Bej Sarandën, për bazën e Limjonit për detin dhe për tokën, pra 2 koncesione. Dhe kjo fut dhe ministrinë e Infrastrukturës në lojë për herë të parë”- tha Dervishi.

Teksa dha detaje mbi dosjen e pronave të forcave detare, Dervishi tha se po hetohen gjithashtu edhe disa dosje të tjera, si ndryshimi i selive të disa institucioneve pa lejen e presidentit si dhe një muze ‘sekret’ 6 milionë eurosh gjatë kohës së pandemisë kur ministria e Mbrojtjes kishte të limituara shpenzimet.

“Është procedura e dorëzimit të bazës detare te kompania Marina Bej, lejimi i zaptimit dhe ndërtimit pa leje në pronën e flotës detare në Porto Romano, ndërtim pa leje brenda bazës detare në Shëngjin. Tentativa në vitin 2016 për të manipuluar ligjet e shtetit dhe për të tejkaluar vendimmarrjen e presidentit për nxjerrjen e këtyre pronave nga regjistri i ushtrisë. Marina Bej Saranda është sekuestruar me vendim gjykate.

Janë hapur disa dosje të tjera, parku i automjeteve te mbikalimi “Shqiponja” ka lëvizur pa miratimin e presidentit, Shërbimi Informativ Ushtarak ka lëvizur nga ‘Fresku’ pa miratimin e presidentit, policia ushtarake ka lëvizur nga Sauku pa miratimin e presidentit, mirëmbajtja e helikopterëve kur blemë të rinj nga 22 milionë euro secili dhe njëri prej tyre ka mbetur në Itali për turp prej 3 vitesh.  Me pikëpyetje, është një muze ‘sekret’ 6 milionë euro, është bërë në kohë pandemie kur ministria e Mbrojtjes i ka pasur të limituara shpenzimet”- tha gazetari.

Ai tha se për këto dosje janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre presidenti Bajram Begaj si ish-shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, ish-shef i shtabit të përgjithsëm, Olta Xhaçka ish-ministre e Mbrojtjes, Ilir Xhebexhia, ish-komandat i forcës detare. Por theksoi se jo të gjithë janë marrë në pyetje në cilësinë e të hetuarve por edhe në cilësinë e dëshmitarit.

 

TRENDING

Exit mobile version