DOSSIER

Historia përsëritet/ Kriza e vitit 1973…të dielave në këmbë

Kriza e naftës e vitit 2022 nuk është e vetmja që Europa ka hequr mbi shpinë, pasi historia përsëritet…Ishte viti 1973…Europianët fillimisht u detyruan të konsumonin sa më pak energji elektrike. Planet e kursimit nuk kursyen askënd. Pastaj iu erdhi rradha makinave, të cilave iu vunë çelësat. Inflacioni u rrit në qiell në të gjithë Komunitetin Evropian ndërsa ritmet e rritjes ekonomike ranë. Qeverive iu desh të merrnin masa drastike për emergjencën e energjisë. Pasojat prekën gjithë konsumatorët në vendet perëndimore duke përjetuar një fenomen të ri ekonomik, stagflacionin,  inflacion rekord dhe pak ose aspak rritje ekonomike.

Goditja e naftës filloi me një ngjarje gjeopolitike. Më 6 tetor 1973, ditën e një feste hebraike, Izraeli u sulmua nga ushtria egjiptiane në gadishullin Sinai.
Në të njëjtën kohë me fillimin e armiqësive, vendet e OPEC-ut, në mbështetje të Sirisë dhe Egjiptit, vendosën një rritje të mprehtë të çmimit të naftës në nivel global dhe një ulje prej 25% të eksporteve, si dhe një embargo ndaj vendeve më pro-izraelite.

Megjithatë, shkaku kryesor i krizës së naftës ishte kryesisht monetar. Në vitin 1971, administrata e Nixon vendosi t’i thoshte lamtumirë dollarit të konvertueshëm në ar. Prodhuesit arabë duhej të rrisnin çmimet për të kompensuar zhvlerësimin e monedhës së gjelbër, valuta e përdorur për të blerë naftë.
Stagflacioni pushtoi Sistemin Monetar Evropian, embrioni i euros, i cili filloi të vlerësonte një mekanizëm të ri duke i ofruar Komunitetit Ekonomik Evropian sistemin e vet të menaxhimit të monedhës, një nga arsyet pse Mbretëria e Bashkuar u bashkua me Bashkimin Evropian në ato vite, disa muaj para Luftës së Izraelit.

Pas asaj krize, Perëndimi filloi të prodhojë makina me konsum më të ulët dhe të diversifikojë furnizimet me energji fosile për shkak të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme. Evropa Perëndimore zbuloi rezerva të reja nafte në Detin e Veriut. Ndërsa, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm në pak vite u bë një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë.

TRENDING

Exit mobile version