Sport

Humbi jetën me të atin, Vllaznia reagon për Jasonin

Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jetët pasi i mori përpara uji pas përmbytjeve në Shkodër, ka tronditur të gjithë. Klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.. KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

TRENDING

Exit mobile version