Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg, ‘mbreti’ shqiptar i drogës arratiset nga…

Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i trafikut të drogës është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit. Sipas medias italiane La Repubblica, e cila i është referuar shqiptarja.com për të siguruar foton e Patokut, arratisja ka ndodhur një javë më parë. ‘Mbreti’ i narkotikëve ishte transferuar në qendrën e rehabilitimit të Nolës me anë të një certifikate mjekësore.

34 vjeçari shqiptar nuk është një kriminel ‘i zakonshëm’ për autoritetet italiane. I dënuar me 12 vite burg për trafikun e drogës nga Amerika Latine, Petoku është kushëriri i Arben Zogut i cili njihet si një prej bosëve shqiptarë në Romë. Gjithashtu Petoku njihet si pasardhësi i Elvis Demçes, narko-trafikantit që e quan veten “Zot”.

Në 30 janar të vitit 2019, Petoku u arrestua në Shqipëri pasi tentoi të trafikonte rreth 7 ton kokainë nga Brazili për në Itali. Por media italiane shkruan se kjo i ka shërbyer 34 vjeçarit për të siguruar një dokument që i provon varësinë nga droga në mënyrë që sa herë të ndalohej në Itali të kishte një justifikim për policët italianë.
Kjo gjë i ka shërbyer Petkout i cili sa herë që burgoset e përdor certifikatën për të kërkuar rehabilitim mjekësor ndaj varësisë nga droga.

Petoku i cili drejton një organizatë kriminale në fushën e trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Ai u dënua me 12 vite burg si pjesëtar i grupit kriminal ‘Diabolik’ që drejtohej nga Farbizio Piscitelli i cili u vra në 7 gusht të vitit 2019. Ky grup kriminal i ‘respektuar’ në qarqet e botës së krimit, merrej me trafikun e kokainës nga Armerika e Jugut drejt Europës.

Kush është Arben Zogu i njohur si ‘mbreti i parë’, kushëri me Dorian Petokun

E quajnë “Riccardino” dhe ai tashmë ka grumbulluar një pasuri me drogë dhe kompjuterat e lojërave të fatit. Madje ai ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit. Gjatë viteve të burgut që mbajti në Avellino, ku u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno.

E ka nisur nga Acilia Arbeni, aty ku në vitin 2013 arriti të bënte turneun e tij diskret me ndihmën e vëllezërve Guarnera dhe grupe të tjera shqiptare, duke ripropozuar formatin dhe rutinën e grupit Camorra që deri pak kohë më parë drejtohej nga Mario Iovine, i klani i Casalesi. Arbeni njihet në botën e krimit si person që bën biznes me të gjithë.

Lajmi në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version