Aktualitet

Ikën Hohmann, Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Do të jetë Luigi Soreca ambasadori i BE-së në Shqipëri, pas largimit nga kjo detyrë të Christiane Hohmann.

Vetëm një vit pasi u largua nga Tirana në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Bashkimit Europian, italiani Soreca rikthehet në postin që mbajti për 3 vite e 7 muaj, nga shtatori i vitit 2018, deri në prill të 2022.

Sipas, Komisionit Europian, Soreca do të drejtojë delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e shefit të ri.

Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit. Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit. Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë”, thuhet në një reagim të KE.

Soreca u largua nga Shqipëria një vit më parë dhe prej asaj kohet ai ka shërbyer në ekipin e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në EEAS, në Bruksel.

Më parë Soreca ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së emigracionit në verën e vitit 2016.

TRENDING

Exit mobile version