Bota

Inteligjenca ruse: Franca po përgatitet të dërgojë 2 mijë ushtarë në Kiev

Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin tha se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për t’u dërguar në Ukrainë.

Ai deklaroi se francezët fillimisht do të dërgojnë rreth 2000 trupa ndërsa numri mund të rritet.

“Ushtarët francezë do të bëhen një objektiv prioritar për sulmet nga Forcat e Armatosura Ruse,” tha Naryshkin, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të SVR.

Pretendimet e pavërtetuara të Naryshkin erdhën në të njëjtën ditë kur gjenerali Pierre Schill, shefi i shtabit të forcave tokësore franceze, tha se ushtria franceze ishte gati.

Schill nuk iu referua në mënyrë specifike pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës dhe rrezikut të përhapjes së konfliktit.

Ndërkohë për deklaratën e pavërtetur të kreut të agjencisë ruse ka reaguar edhe ministria franceze.

“Manovra e orkestruar nga Naryshkin, drejtorës i inteligjencës së jashtme ruse, ilustron edhe një herë përdorimin sistematik të dezinformimit nga ana e Rusisë”, u shpreh ministria në fjalë në një postim në rrjetin social X, ku shtonte se “ky lloj provokimi konsiderohet papërgjegjshmëri e madhe nga ana e Moskës”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Edhe pse vendosmëria e Ukrainës për të refuzuar luftën e agresionit rus mbetet e paprekur. Megjithatë, situata ushtarake është e tensionuar.

Aleatët e Kievit tani kanë konfirmuar mbështetjen e mëtejshme në një takim në Ramstein. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi në të një paketë të re ndihme nga Gjermania, me vlerë 500 milionë euro.

Kjo përfshin municion për 10.000 të shtëna nga rezervat e Bundesëehr-it, tha Pistorius në takimin e Grupit Ramstein. Ai tha se dërgesat do të fillonin menjëherë. Gjermania do të mbulojë gjithashtu koston e municionit për 180.000 të shtëna, në kuadër të iniciativës çeke në vazhdim. Dorëzimi do të bëhet gradualisht dhe do të fillojë në verë.

Gjithashtu, 100 mjete të blinduara për këmbësorinë dhe 100 mjete transporti do të dorëzohen si pjesë e një pakete të re ndihme. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin e siguroi gjithashtu Ukrainën për më shumë mbështetje, pavarësisht bllokadave të Kongresit të SHBA. Kongresi prej muajsh nuk ka miratuar një projektligj që do të siguronte rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

TRENDING

Exit mobile version